Mbërrin në Milano për vizitat mjekësore blerja më e re e Milanit

Milan nuk di të ndalet në merkato. Pas Mario Mandzukic, kryesuesit e Serisë A kanë afruar edhe Fikayo Tomorin, mbrojtësin e talentuar të Chelsea, i cili ka mbërritur në Milano.

Kontrata e 24-vjeçarit kanadez rezulton e firmosur dhe e depozituar në Ligën Italiane të Futbollit, ndërkohë që Milan shpreson ta ketë futbollistin në dispozicion në kohë rekord, për ndeshjen e kësaj të shtune, kundër Atalantës.

Tomori kalon te kuqezinjtë me formulën e huazimit me të drejtë blerje për shumën e 28,2 milionë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?