Mbi 100 tentativa, por Milani ka shënuar vetëm 4 gola

Milani është në krye të Seria A, por nuk ka sulmin më të mirë të kampionatit. Me 56 gola, kuqezinjtë kanë sulmin e tretë më të mirë të kampionatit, pas Interit me 63 pikë dhe Lazios me 60 pikë.

Faza e finalizimit është shumë e rëndësishme në garën për titull, pasi çdo pikë mund të jetë shumë e rëndësishme. Në duelin ndaj Bolognës, Milani tentoi plotë 33 herë, por pa mundur që të gjejë rrugën e rrjetës.

Shifrat tregojnë se mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, “Djalli” ka shënuar vetëm 4 gola në 6 ndeshjet e fundit. Hera e fundit që kanë shënuar më shumë se një gola, ka qenë dy muaj e gjysmë më parë, në barazimin 2-2 ndaj Salernitanës.

Në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit, Juventus dhe Napoli kanë shënuar 9 gola, Interi 8, Roma dhe Lazio 7, Atalanta 6. Milani është më keq se të gjitha skuadrat e vendeve të para në renditje. Në 21 ndeshjet e para, Milani ka shënuar 46 gola, ndërkohë që në 10 ndeshjet e fundit kanë shënuar 10 gola. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP