Mbrojtësi i Kombëtares transferohet në Rusi te Akhmat Grozny

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Klisman Cake, do të luajë në Rusi me Akhmat Groznin. Klisman Cake është futbollisti i ri i ekipit të Akhmat Groznit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të vazhdojë karrierën e tij në Premierligën e Rusisë, ku edhe më herët janë aktivizuar disa shqiptarë.

Në një njoftim për shtyp, klubi tetovar i Shkëndijës konfirmoi transferimin e 26-vjeçarit, që menjëherë iu bashkua ekipit të ri në fazën përgatitore që po zhvillon në Turqi.

Cake ka firmosur një kontratë për 3 vite e gjysmë, me Akhmat Groznin që pagoi klauzolën e shitjes me vlerë 400 mijë euro. Ai ishte pjesë e skuadrës tetovare prej vitit 2022, ku fitoi edhe kampionatin e Maqedonisë së Veriut sezonin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai regjistroi 133 paraqitje zyrtare, 24 prej të cilave në arenën evropiane, ndërsa shënoi edhe 12 gola. Cake debutoi me Kombëtaren në miqësoren e 14 tetorit me Jordaninë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?