Mbrojtësi i Realit infektohet me Covid-19, humbet finalen e Superkupës

Real Madrid humbet një lojtar të rëndësishëm në prag të finales së Superkupës, që do të luhet ndaj Bilbaos të dielën. Së fundmi është konfirmuar i prekur nga COVID-19, Dani Carvajal.

Mbrojtësi ishte një nga të paktët që shpëtoi nga infektimi i para disa ditëve kur një pjesë e madhe e lojtarëve dhe stafit të Los Blancos u prekën nga virusi i rrezikshëm.

Tashmë spanjolli është i detyruar të izolohet dhe në këtë formë do të humbasë mundësinë për të zbritur në fushë ditën e diel, teksa pritet që të zëvendësohet nga Lukas Vazquez në linjën e djathtë të mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ancelotti shpreson të rikuperojë në kohë David Alaba, i cili nuk ishte në fushë as ndaj Barcelonës për shkak të një dëmtimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?