Mbyllen pjesët e para në Abissnet Superiore, ja rezultatet deri më tani

Sot po zhvillohet java e fundit e sezonit të rregullt në Abissnet Superiore, një raund vendimtar që do të përcaktojë fatin e disa skuadrave. Përveç Egnatias, Vllaznisë dhe Dinamos që kanë siguruar vendin në “Final Four”, sot do të mësohet edhe ekipi i katërt që bashkohet me ta, si dhe skuadrat që do të bien nga kategoria apo do të luajnë në play-out.

Në “Niko Dovana”, pjesa e parë mes Teutës dhe Egnatias përfundoi në barazim 1-1. Teuta kaloi në avantazh në minutën e 9-të me golin e Dejvid Kapllanit nga penalltia, ndërsa Jahaja barazoi për rrogozhinasit në minutën e 22-të.

Në Korçë, Skënderbeu dhe Bylisi kanë dhuruar emocione që në fillim. Ballshiotët zhbllokuan rezultatin në minutën e 10-të me një gol me kokë nga Mustafa, por vetëm katër minuta më pas Bismark barazoi për vendasit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në “Loro Boriçi”, Laçi kaloi në avantazh ndaj Vllaznisë me golin e Bibos në minutën e 16-të, ndërsa Bekim Balaj u përgjigj për shkodranët në minutën e 23-të duke barazuar rezultatin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Rrogozhinë, në derbin e kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës, bardheblutë kaluan në epërsi me një gol të Rafael në minutën e 29-të, pas një goditjeje me kokë.

Ndërkohë në “Arenën e Demave”, Partizani mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Elbasanit, me gol të shënuar në minutat e fundit të fraksionit të parë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?