Mbyllet Botërori i Formula 1/ Verstappen triumfon edhe në Abu Dhabi, 19 fitore në 22 gara
Me Çmimin e Madh të Abu Dhabi në pistën e Yas Marina, është mbyllur Botërori i vitit 2023 në Formula 1. Kampioni i shpallur prej disa javësh, Max Verstappen dominoi edhe në garën e fundit të sezonit duke triumfuar në Lindjen e Mesme dhe duke koleksionuar triumfin e 19 sezonal nga 22 gara në total. Një dominim total i holandezit dhe RedBullit që mbyllin kështu një tjetër vit mjaft të suksesshëm.
Charles Leclerc e mbylli në vendin e dytë. Megjithatë, ky sukses i pilotit monegask nuk i mjaftoi Ferrarit që ta mbyllte në vendin e dytë garën për konstruktorë. Një pozicion që në fund i përket Mercedesit, pasi Russell dhe Hamilton e mbyllën garën respektivisht në vend të tretë dhe nëntë.
KOHA JONË SONDAZH

