“Mbyllet epoka Reja, vjen Sylvinho”, mediat italiane shkruajnë për strategun e ri të Shqipërisë

Për herë të parë në histori, Shqipëria do të drejtohet nga një trajner brazilian. Armand Duka, presidenti i FSHF-së dhe stafi i tij guxuan jo pak duke i besuar stolin Sylvinho-s, një ish futbollist i famshëm, ku në karrierën e tij ka luajtur me ekipe si Arsenal, Barcelona, apo Man.City.

Në krahë të tij në këtë aventurë në krye të Shqipërisë, Sylvinho do të ketë si ndihmës dy personazhe të futbollit si argjentinasi Pablo Javier Zabaleta Girod dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior.

Afrimi i Sylvinho-s në stolin e Shqipërisë ka gjetur hapësirë edhe në mediat evropiane. “Shqipëria, përfundon era Reja: Sylvinhjo trajneri i ri”, shkruan Sky Sport.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria, braziliani Sylvinho trajneri i ri”, shkruan SportMediasert. “Shqipëria, mbyllet cikli i Reja. Sylvinho është trajneri i ri, Zabaleta asistent”, shkruan TuttomercatoWeb. Sylvinho dhe stafi i tij do të prezantohet më 9 janar në “Air Albania”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?