Më i lumtur me Ibrën apo Ronaldon? Ja si përgjigjet Leao

Rafael Leao, sulmuesi i skuadrës së Milanit, në konferencën pr shtyp në prag të ndeshjes së Portugalisë kundër Irlandës dhe Serbisë ka dhënë deklarata interesante.

“Na presin dy finale, nuk do të luajmë për barazim. Duam që të fitojmë të dyja ndeshjet për të marrë vendin e dytë në grup. Jemi Portugalia, do të hyjmë në fushë për të marrë fitoren.

Irlanda dhe Serbia janë dy skuadra shumë të forta. Duhet të qëndrojmë të përqendruar edhe pse do të ketë pak ankth për kualifikimin.

Më i lumtur me Ibrën apo me Cristiano Ronaldon? Kërkoj që të mësoj prej tyre, janë dy lojtarë të mëdhenj. Jam më i lumtur kur punoj me CR7, pasi është një futbollist që e admiroj shumë”, deklaroi Leao.  /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP