Më mirë shqiptarët apo ganezët? Balotelli habit me përgjigjen e tij
Mario Balotelli kaloi në verë te Monza në Serie B, teksa shpejt ai pësoi një dëmtim, që po e lë jashtë fushave të blerta. Ndërsa rikuperohet nga lëndimi ish-sulmuesi i Italisë gjen kohë t’u përgjigjet edhe fansave të tij në Instagram.
Mes pyetjeve të bëra për Marion ishte edhe e një shqiptari, i cili e pyet rreth njerëzve të vendit të tij të origjinës, Ganës dhe Shqipërisë. Tifozi i kërkon një krahasim mes tyre, por Balo rezervon një përgjigje diplomatike.
Italiani ka vënë simbolet kombëtare të dy vendeve dhe një zemër në mes, duke shprehur dashurinë për të dy këta shtete. Kujtojmë që në fakt Balotelli ka edhe miq nga vendi jonë, teksa më parë ka qarkulluar edhe një video në rrjetet sociale duke folur shqip.