FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Më në fund Memushaj zgjedh skuadrën e re

Ledian Memushaj dhe Peskara i kanë rrugët e ndara mes tyre, teksa mbetet vetëm të mësohet se cili do të jetë klubi që do të përfitojë shërbimet e mesfushorit vlonjat të Kombëtares shqiptare.

Sioni dhe Benevento janë dy klubet që kanë këmbëngulur më së shumti për Memushajn, me Tramexanin që e do atë në Zvicër.

Gjatë këtyre ditëve priten zhvillime të rëndësishme, pasi mësohet se Benevento po kërkon ta huazojë me të detyrim blerje Memushajn.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shifrat nuk tregohen, por mediat italiane raportojnë se marrëveshja nuk do të vonojë të vijë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kapiteni i Peskarës rinovoi në verë me ekipin e tij aktual, ndaj janë drejtuesit e klubit që vendosin për të ardhmen e tij.

Më parë në media është shkruar për një ofertë prej 500 mijë eurosh të bërë nga Sioni, por italianët e kanë refuzuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?