Me sytë nga Anglia dhe Uellsi…

Shqiperia do te prese edhe rezultatet e ndeshjeve ne tre ditet e ardhshme per te pare nese eshte njera nga kater skuadrat e renditura ne vendin e trete qe kualifikohen .Por cilat kombinime e kualifikojne Shqiperine? 

GRUPI B

Kuqezinjte do te jene perpara ekranit duke nisur nga dita e sotme. Anglia me 4 pike luan me Sllovakine me 3 pike dhe per Shqiperine do te duhej nje rezultat 3-0 per anglezet. Ndersa ne ndeshjen tjeter mes Uellsit me 3 pike dhe Rusise me 1 pike do te duhej nje fitore ose barazim i Uellsit ose nje fitore e Rusise me rezultatin 3-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

GRUPI C

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjermania me 4 pike luan ndeshjen e fundit me Irlanden e Veriut me 3 pike dhe do te duhet te pakten nje fitore 4-0 e gjermaneve qe Irlanda te kete nje golavarazh me te keq se Shqiperia. Ndersa ne ndeshjen tjeter duhet nje fitore ose te pakten barazim i Polonise me 4 pike me Ukrainen qe s’ka asnje pike.

GRUPI D

Spanja luan ndeshjen e fundit me Kroacine dhe dy skuadrat kane njera 6 dhe tjetra 4 pike. Sido qe te dale ky takim, nuk ka ndikim per Shqiperine. Me interes eshte ndeshja tjeter mes Çekise qe ka 1 pike dhe Turqise 0. Per Shqiperine do te duhej nje barazim i tyre ne rastin me te mire dhe ne rastin me te keq nje fitore e Turqise 1-0.

GRUPI E

Italia me 6 pike luan me Irlanden e vendit te fundit dhe nje fitore e axurreve ose nje barazim do ti vlente Shqiperise per shkak se Irlanda ka vetem nje pike. Me interes eshte edhe ndeshja mes Belgjikes me 3 pike dhe Suedise me 1 pike. Per Shqiperine do te duhej nje fitore e belgeve ose nje barazim, raporton Panorama Sport. GRUPI F Hungaria qe ka 4 pike perballet me Portugaline me 2 pike dhe per Shqiperine rezultati me i mire do te ishte fitorja e hungarezeve. Ndersa ne ndeshjen tjeter fitorja e Islandes ose Austrise nuk do te ndikonte ne ecurine e Shqiperise.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?