FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Më trajtuan si kriminel” – Kjo është deklarata bombë e sulmuesit të njohur ndaj klubit

Diego Costa ka shokuar Chelsean në intervistën e dhënë për “Daily Mail”. Sulmuesi spanjoll ka thënë se skuadra londineze e ka trajtuar atë si kriminel, edhe pse ai ende ndjen dashuri për klubin.

“Ata më trajtuan si kriminel. Unë kam dhënë gjithçka për sukseset e klubit, por ata më trajtuan keq, pasi përfundoi sezoni. Antonio Conte është një trajner i madh, këtë mund ta shoj, por si person, jo”, ka thënë sulmuesi.

Spanjolli sipas ORAinfo ka thënë se ai është në kontakt me Jose Mourinhon, i cili e kishte telefonuar se ai ishte gjithçka në rregull me të, pas incidentit me Chelsea, duke lënë të kuptohet se ai mund të transferohet te Manchester United.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë kam ende kontakte të mira me Jose Mourinhon, ai gjithmonë më ka dashur. Ditë më parë më telefonoi për të më pyetur nëse gjithçka ishte OK me mua, duke më uruar fat në të ardhmen, natyrisht se më erdhi mirë nga thirrja e tij”, ka thënë Costa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?