Mediat angleze zbulojnë datën kur do të rifillojë Premier League

Premier League rifillon të mërkurën e 17 qershorit. Kështu shkruan tabolidi “The Sun” duke shtuar se dy ndeshjet e para do të jenë Aston Villa-Sheffield United dhe Manchester City-Arsenal.

Dy ndeshjet janë të prapambetura, çka do të bëjë, shkruan “Telegraph”, që të gjitha skuadrat të kenë luajtur 29 takime në total. Një tjetër ndeshje e kampionatit mund të luhet të premten e 19 qershorit, dhe gjatë fundjavës do të përmbyllet një raund i plotë.

Kalendari mësohet se i është paraqitur klubeve gjatë një takimi që po mbahet këtë të enjte. Futbolli në Britani u ndalua në mars, për shkak të koronavirusit, dhe vetëm javën e kaluar lojtarët rinisën stërvitjen në numër të kufizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?