Mediat gjermane shpërthejnë pas disfatës ndaj Maqedonisë së Veriut: Na mundi një “xhuxh” i futbollit!
Turpërimi historik i Gjermanisë kundër Maqedonisë së Veriut në Duisburg ka pasur jehonën e vet në shtyp, duke provokuar kritika të forta në median gjermane. Një disfatë që e largon ekipin e Low nga epërsia në grupin J kualifikues dhe që është cilësuar si “e turpshme” nga gazeta “Bild”.
“Po, po, na mundi Maqedonia e Veriut! Çfarë turpi! Kombëtares gjermane i mungon grinta, vendosmëria dhe thellësia. Një “xhuxh” futbolli, si numri i 65-të në renditjen botërore, në të cilin vetëm katër lojtarë janë aktivë në ligat kryesore europiane, arrin t’i bëjë katër herë kampionët e botës historikisht qesharakë”, thuhet në shkrim.
Kritikët nuk e harrojnë Joachim Low, për të cilin kujtojnë se po shkon i dorëzuar në Kampionatin Europian të kësaj vere, pas të cilit ka njoftuar largimin.
KOHA JONË SONDAZH

