Mediat në kor: Messi është shenjt! (FOTO)

E gjithë bota është rikthyer te elozhet për Lionel Messin. Mjaftoi vetëm një ndeshje e vetme që të gjithë të binden. “Pleshti” është sërish “ylli numër një” në botën e futbollit, goli i tij në minutën e 92-të ndaj Real Madrid dhe gëzimi për 500 golat e tij me fanellën e Barcelonës janë tashmë një shenjë në histori. Një gol epik që vë në diskutim hegjemoninë e madrilenëve në La Liga. Një ndeshje spektakolare e një lojtari që pas eliminimit nga Champions League kundër Juventus ishin të shumtë ata që kryqëzuan argjentinasin. Tashmë mediat në të gjithë botën e kanë vënë në faqe të parë me titujt: “Messi është një shenjt”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?