FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Memelli: Duam finalen, Teuta ka luksin të bëjë rotacion!

Migen Memelli është shfaqur optimist para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Teutës në Kupën e Shqipërisë. Në një intervistë për Supersport numri 1 i stolit të korçarëve theksoi se skuadra që ai drejton do të bëjë të pamundurën për të prekur finalen.

“Do t’i shikojmë ndeshjet njëra pas tjetrës. Kemi nesër përballë Teutën, një skuadër që ka bërë mirë në kampionat. Ne do t’i japim rëndësi Kupës, për të shkuar në finale. Nuk e di a e ka Skënderbeu potencialin për të luftuar në të dyja frontet, por ajo që është se cilësia e lojtarëve dhe angazhimi që ata kanë na japin të drejtën që të tentojmë. Pa diskutim mua më intereson që lojtarët të jenë të ndërgjegjshëm që kemi një ndeshje të radhës për të luajtur dhe asgjë më tepër.

Teuta ka luksin të bëjë rotacion dhe ne do ta analizojmë se çfarë kanë bërë mirë apo keq në dy ndeshjet e fundit. Sigurisht pastaj do të shohim edhe mundësitë tona për të ecur përpara në Kupë”, është shprehur trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?