FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Memelli sfidon Vllazninë: Duhet të pështysh gjak për të na mundur!

Skënderbeu në javët e fundit ka qenë skuadra më në formë e kampionatit dhe jo më kot siguroi edhe qëndrimin ne elitën e futbollit shqiptar. Tashmë përpara është finalja e Kupës, një kompeticion që synojnë ta fitojnë ndaj Vllaznisë. Migen Memelli, në konferencën për shtyp është shfaqur optimist për një rezultat të mundshëm pozitiv.

“Gjendja e ekipit është shumë e mirë. I gjithë grupi i lojtarëve dhe ne si staf jemi koshientë për atë që na pret. Lojtarët, drejtuesit dhe ne si staf kemi një mentalitet që është i duhuri për këto raste, siç është finalja e Kupës së Shqipërisë.  Edhe nga krahu tjetër e duna Kupën, por ne nuk jemi skuadër e lehtë, kemi mentalitet fituesi dhe e kemi tregua gjatë dekadës së fundit”.

Gjatë këtij sezoni bilanci i Vllaznisë përballë Skënderbeut është pozitiv, pasi e ka mundur në tri raste dhe ka barazuar një herë në Korçë, por për Memellin statistikat janë për t’u hedhur në kosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Statistikat nuk kanë farë rëndësi në këtë takim. Jemi një skuadër e re në moshë, por jo e lehtë, edhe pse mund të dukemi të tillë. Duhet pështyrë gjak që të na mposhtësh. Kjo është bindja jona e thellë, te lojtarët dhe klubi. Nuk jemi aq të lehtë sa mund të na mendojnë, ndihemi të fortë dhe kompaktë për të shkuar dhe bërë mirë në finale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si ndryshoi ekipi? Koshienca, puna, cilësitë që futbollistët kanë në këmbët e tyre dhe pa dyshim disiplina”, tha Memelli në konferencën për mediat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?