Merr fund dilema, Mbappe: Tek kjo skuadër do të luaj sezonin e ardhshëm
Megjithëse po e kërkojnë klubet më të mëdha të Europës, talenti francez, Kylain Mbappe ka vendosur të qëndrojë edhe për një sezon tjetër me Monacon.
Sipas burimeve të “Le Parisien”, Mbappe ka vendosur të qëndrojë edhe një vit në Monaco, ku mund të luajë rregullisht dhe të fitojë më shumë përvojë, shkruan “Goal.com”, raporton SYRI.net.
Por besnikëria për Monacon pritet të jetë vetëm për një sezon pasi klubi dhe vetë lojtari kanë arritur një marrëveshje që sezonin tjetër talenti të transferohet në një prej skuadrave të mëdha.
Kujtojmë që Mbappe kërkohet nga Real Madrid, Manchester United, Arsenal, City dhe Juventus.

KOHA JONË SONDAZH

