FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Merr fund dilema, trajneri i Interit mbërrin në Milano

Luciano Spalletti tashmë ka arritur në qytetin e Milanos. Ai shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet si trajneri i Interit

Drejtuesit e Interit u kanë dhënë fund spekulimeve pasi Luciano Spalletti ka mbërritur në Milano për të marrë drejtimin e klubit zikaltër.

 “Jam i lumtur. Çfarë pres nga udhëtimi? Duhet ta mbajmë një konferencë për shtyp, pastaj nëse punojmë në mënyrë korrekte i bëjmë gjërat e rregullta. Nënshkrimi? Jemi ende me të vjetrën, i bëjmë të gjitha me një shtrëngim duarsh. A jam i kënaqur të punoj me Sabatinin? E tepërt ta them, është njeri i mirë dhe di të punojë nën presion, është e lehtë të punosh me persona që kanë respekt, cilësi dhe kontakt me atë që i rrethon”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Spalletti disa ditë më parë i dha lamtumirë Romës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?