“Merr fund” Superliga e Europës, vjen komunikata: Do ta rimodelojmë projektin!

Superliga e Europës lindi dhe vdiq në vetëm 48 orë. Projekti kaq shumë i kërkuar dhe njoftuar nga Florentino Perez dhe Andrea Agnelli u shkatërrua pasi krijoi polemika në të gjithë botën. Superliga e ngrinte flamurin e bardhë pasi fillimisht e braktisën ekipet angleze në një mbrëmje të trazuar.

Komunikata e plotë e Superligës:

“Superliga Europës është e bindur që “status quo”-ja aktuale e futbollit Evropian duhet të ndryshojë. Ne propozojmë një garë të re europiane, sepse sistemi ekzistues nuk funksionon. Propozimi ynë synon t’i japë mundësi sportit që të evoluojë, duke gjeneruar burime të ardhurash dhe stabilitet për të gjithë piramidën e futbollit, gjithashtu duke ndihmuar në kapërcimin e vështirësive financiare me të cilat përballet i gjithë komuniteti i futbollit si rezultat i pandemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo gjithashtu do të siguronte pagesa të përmirësuara të solidaritetit për të gjithë aktorët e futbollit. Pavarësisht largimit të njoftuar të klubeve angleze, të detyruara të marrin vendime të tilla për shkak të presionit të ushtruar mbi to, ne jemi të bindur se propozimi ynë është plotësisht në përputhje me ligjin dhe rregulloret evropiane siç demonstrohet sot nga një vendim gjykate për të mbrojtur Superligën nga palët e treta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke pasur parasysh rrethanat aktuale, ne do të rishikojmë hapat më të përshtatshëm për të rimodeluar projektin, gjithmonë duke pasur parasysh qëllimet tona për t’u ofruar tifozëve përvojën më të mirë të mundshme, duke përmirësuar pagesat e solidaritetit për të gjithë komunitetin e futbollit.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?