Mesi e Fabregas miq, edhe gratë mikesha, atëherë pse mos jenë të dy tek Çelsi!?

Fantazia e medieve angleze nuk njeh kufij. Kur flitet për një lojtar të përmasave botërore, si Lionel Messi, ajo kapërcen çdo parashikim, aq sa mund të befasojë me mijëra tifozë.  Cesc Fabregas është mik i ngushtë me argjentinasin Lionel Messi, por edhe partneret e tyre repsektive Antonella Roccuzzo e Daniella Semaan janë gjithashtu shoqe shumë të mira. Në këtë aspekt, mediat angleze aludojnë se nuk mund të qëndrojnë larg njëri-tjetrit këta dy lojtarë, prandaj Messi ka një arsye më tepër t’i bashkohet ekipit londinez të Çelsit. Plot 250 mln është gati të derdhë Çelsi në arkën e Barcelonës, ose 2.5 herë mëtepër se shifra rekord e historisë së merkatos botërore, që e mban Gareth Bale tek real Madrid. Madje mediat i referohen edhe postimit në “Instagram”  që partnerja e Messi i ka nisur disa muaj më parë, kur Fabregas iu bashkua Çelsi, partneres së këtij të fundit, duke i thënë se “I mungon”. Të tilla lajme, ndonëse më tepër spekulime, po çmendin tifozët e Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?