Messi prezantohet si pronar i Cornella-s: Duhet të rritemi si klub, do t’ju ndihmoj në çdo gjë

Lionel Messi ka nisur zyrtarisht rolin e tij të ri si figurë kyçe në drejtimin e UE Cornellà, duke dhënë menjëherë sinjale angazhimi dhe afërsie me skuadrën katalanase.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë për lojtarët, stafin dhe punonjësit e klubit, ish-ylli i Barcelonws theksoi dëshirën për të kontribuar në zhvillimin e projektit të ri.

“Doja të prezantohesha, t’ju përshëndesja dhe t’ju them se jemi këtu për t’u rritur dhe për të ndihmuar në çdo gjë që duhet. Kemi shumë entuziazëm për këtë projekt të ri. Po ju ndjek dhe ju mbështes çdo fundjavë”, – u shpreh Messi, mes duartrokitjeve të lojtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai nënvizoi gjithashtu se ndjek ndeshjet e ekipit përmes rrjeteve sociale, duke treguar përkushtim dhe lidhje të vazhdueshme me përditshmërinë e klubit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Cornellà po kalon një periudhë pozitive sportive. Dy javë përpara përfundimit të sezonit, skuadra ka siguruar pjesëmarrjen në fazën “play-off” për ngjitjen në Segunda RFEF, duke rritur shpresat për promovim.

Emërimi i Messit në krye të klubit, i bërë publik më 16 prill, ka shtuar ndjeshëm interesin dhe vëmendjen ndaj Cornellà-s, një klub i njohur për zhvillimin e talenteve si Jordi Alba.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?