Messi shënon tjetër gol në Amerikë dhe vendos rekord

Lionel Messi vazhdon të shkëlqejë në SHBA, duke udhëhequr Inter Miamin drejt një fitoreje të thellë 4-1 ndaj New York Red Bulls. Superylli argjentinas shënoi golin e 11-të në stadiumin e skuadrës nga Florida dhe theu një tjetër rekord personal.

Ky ishte kontributi i tij në ndeshjen e nëntë radhazi në shtëpi, me bilancin e frikshëm prej 11 golash dhe 3 asistësh. Kjo seri është më e gjata që nga koha e Barcelonës në vitin 2020, duke konfirmuar se Messi po kalon një formë të jashtëzakonshme.

Në këtë përballje, krahas Messit, në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Luis Suarez, ndërsa skuadra e drejtuar nga Javier Mascherano i dha fund një serie prej tre humbjesh radhazi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas zhgënjimeve në gjysmëfinalet e Kupës CONCACAF ndaj Vancouver Whitecaps dhe humbjes në kampionat përballë FC Dallas, Inter Miami rikthehet fuqishëm në garë, me Messin në qendër të suksesit.

Swiss Digital Mobile Reklama
DOMINANCE 🔥 Inter Miami vs. New York Red Bulls | MLS Highlights | ESPN FC

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?