FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Messi thyen rregullat e Covidit me një drek me shokët në shtëpinë e tij (VIDEO)

Thyerja e rregullave të pandemisë së fundmi ka ndodhur edhe te skuadra e Barcelonës, dhe konkretisht nga Lionel Messi. Sulmuesi argjentinas ka organizuar një dreke me shokët e tij të skuadrës dhe familjet e organizuara në shtëpinë e tij të hënën pas stërvitjes.

Festa në fakt nuk është pritur aspak mirë në rrjetet sociale, pasi janë shkelur protokollet e shëndetësore, që lejon grumbullimin e një maksimumi prej 6 personash, ndërkohë që nga gjendja e alarmit që është në fuqi deri më 9 maj, nuk lejohen takime apo festime në shtëpi.

Sipas mediave spanjolle, dreka bazohej në asado, një pjatë tipike argjentinase. Pas mesdite, nga jashtë shtëpisë, u dëgjua refreni “Kampionët, kampionët”. Edhe pse i skadon kontrata në qershor dhe me një pikëpyetje të madhe për të ardhmen e tij, Messi është plotësisht i përfshirë në projektin e Barcelonës dhe ëndërron dopietën e titujve.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?