FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Messi tregon si reagoi ai dhe familja e tij kur morën vesh lajmin e largimit nga Barcelona

Lionel Messi ka zbuluar për herë të parë se si e mori lajmin për largimin e tij nga skuadra e Barcelonës. Sulmuesi argjentinas u detyrua të braktiste “Camp Noun” pas 20 vitesh fantastike, ku fitoi 6 “Topa të Artë”.

“Babai më dha lajmin në shtëpi. Ai ishte në Barcelonë për t’u takuar me Laportan dhe kur u kthye më tha që duhet të përgatitesha para se t’ja thoja lajmin Antonela-s dhe fëmijëve.

Më pas ja thash asaj dhe u përlotëm, ne ishim shumë të mërzitur. Folëm dhe për mënyrën më të mirë si mund t’ua tregonim fëmijëve lajmin. Në dhjetor u thamë se do të qëndronim dhe më pas do të ishte diçka shokuese veçanërisht për Thiagon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë herë mendojmë shumë për fëmijët, për mënyrën që ata t’i pranojnë gjërat që nuk i presin. Thiago është si unë, vuan nga brenda pa thënë asgjë. Nuk është diçka serioze, do të adaptohet si të tjerët. Është një eksperiencë e re për të, ku do të rritet nga pikëpamja personale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishte shumë e vështirë që t’u thoja lamtumirë njerëzve. Kur arrita marrëveshjen me PSG, më pas duhet të mendoja se si të shkoja përpara. Jam përgatitur si unë dhe familja për këtë eksperiencë të re”, deklaroi Messi në një intervistë të dhënë për BBC. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?