“Messi u zemërua dhe ishte gati të më vriste”, Paredes zbulon incidentin

Leandro Paredes i është rikthyer edhe një herë triumfit 1-4 të PSG-së në “Camp Nou”. Ai ka rrëfyer historinë e tij me Lionel Messin, teksa përgjatë ndeshjes ai kishte shkëmbyer një bisedë ironike me shokët e tij të skuadrës dhe 7 herë fituesit të Topit të Artë nuk i kishte pëlqyer aspak.

“Messi u zemëruar me mua për shkak të një bisede midis lojtarëve të skuadrës. Ai më dëgjoi dhe në ato momente ishte gati të më vriste”, u shpreh Paredes.

Ai më tej shtoi se ky ishte incident i vetëm mes dy lojtarëve, të cilët ishin njohur me njëri-tjetrin në kombëtaren Argjentinase dhe tashmë janë edhe shokë skuadre te kampionët francezë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?