Messi zbulon 3 arsye se përse është e vështirë të luash ndaj Van Dijk

Lionel Messi në sezonin e fundit nuk arriti që të ishte protagonist ndaj Liverpoolit, pasi u vendos në vështirësi nga mbulimi i rreptë i Virgil van Dijk. Sulmuesi argjentinas nuk i ka kursyer elozhet për holandezin.

 

“Është një mbrojtës që di të vendos shumë mirë kohën e ndërhyrjes. Është shumë i shpejt dhe madh. Është shumë i shkathët për gjatësinë që ka. Është shumë i zoti si në mbrojtje edhe në sulm, duke shënuar shumë gola”, deklaroi Messi.

Sezonin e kaluar Liverpooli arriti një përmbysje të çmendur, teksa fitoi 4-0 ndeshjen e kthimit, pasi kishte humbur të parët 3-0 në “Cam Nou”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP