Messi zgjedh 10 talentet më të mirë të momentit, në listë edhe shqiptari Brajan Gruda
Lionel Messi, ylli i Inter Miami dhe kapiteni i Argjentinës, është sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një nismë jashtë fushës së lojës. Së bashku me markën që e sponsorizon, ai ka lançuar edicionin e dytë të fushatës “Messi+10: Sezoni 2”, ku ka përzgjedhur personalisht 10 talentet e rinj më premtues të futbollit botëror.
Në mënyrë surprizuese, në listën e Messit nuk janë përfshirë emra si Lamine Yamal (Barcelona) apo Franco Mastantuono (Real Madrid), që konsiderohen si yje të ardhshëm të futbollit.
Në krye të përzgjedhjes, Messi ka vendosur Nico Paz, talent argjentinas që aktivizohet në Itali me Como 1907, pasi ka dalë nga akademia e Real Madridit.
Pas tij renditen emra të njohur si:
Kendry Páez (Strasbourg)
Rio Ngumoha (Liverpool)
Mohamed Kader Meïté (Rennes)
Brajan Gruda (Brighton) – talenti shqiptar që po shkëlqen në Premier League
Mika Godts (Ajax)
Andrey Santos (Chelsea)
Rodrigo Mora (Porto)
Në këtë edicion të “Messi+10” janë përfshirë edhe dy futbolliste femra, duke e bërë nismën më gjithëpërfshirëse: Clara Serrajordi nga Barcelona Femenino dhe Lily Yohannes nga Lyoni.
KOHA JONË SONDAZH

