Migen Memelli largohet nga Laçi

Memelli largohet nga Laçi. Përveç afrimeve, skuadra kurbinase ka vendosur të largojë disa lojtarë gjatë merkatos së dimrit. Pas portierit Ervin Llani, dy mesfushorëve Bilibashi e Sefa, futbollisti i rradhës që nuk do të jetë më pjesë e Laçit është sulmuesi Migen Memelli. Në një postim në Facebook, Memelli shkruan: – “Bashkë me drejtuesit e Laçit kemi rënë dakord për zgjidhjen e kontratës nga të dyja palët. Dua të falënderoj stafin, ekipin dhe gjithë tifozët e Laçit, duke u uruar suksese të mëtejshme.” Ekipi i drejtuar nga Armando Cungu priste shumë nga sulmuesi pogradecar por ai arriti të shënonte vetëm një gol në 11 takime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?