Milan projekton goditjen e madhe, vjen nga Gjermania

Goditja e madhe e Milanit në këtë merkato vere e ka emrin Ante Rebic.

Sulmuesi i Eintracht Frankfurt pëlqehet shumë nga dyshja e drejtuesve, Boban dhe Maldini, të cilët pas dështimit për të firmosur me Correa do të hidhen totalisht në sulm për talentin kroat. Lajmin e bën të ditur “Corriere dello Sport”, që zbulon se kuqezinjtë kanë gati shumën e kërkuar nga gjermanët, që pretendojnë 40 milionë euro.

Për të bindur 27 vjeçarin vlen fanella, por edhe 3 milionë euro, të cilat do të depozitohet në sezon në llogarinë e Rebic. Kujtojmë që merkato në Itali mbyllet më 18 gusht dhe deri atëherë gjithçka pritet të ndodh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?