FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani barazon në “frymën e fundit” ndaj United në “Old Trafford” (VIDEO)

Manchester United de Milan nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e parë të luajtur në “Old Trafford”. Në fillimin e fraksionit të dytë Solskjaer hodhi në fushë edhe Amad Traore, i cili ja shpërbleu menjëherë besimin duke shënuar vetëm 5 minuta pas hyrjes në fushë me një goditje me kokë.

Milani tentoi të reagonte duke krijuar shanse të mira, por goli i barazimit do të vinte vetëm në sekondat e fundit. Pas një goditje nga këndi, Kjaer arrin që të shënojë me kokë.

Ky barazim favorizon kuqezinjtë për duelin e kthimit. Ajax fitoi pastër 3-0 në sfidën e parë ndaj Young Boys. Klasen,Dusan Tadic dhe Brobbey ishin dy autorët e golave për ekipin holandez. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?