Milani e ka seriozisht për Asension, bën gati ofertën për në verë

Marco Asensio është një nga dëshirat e mëdha të Milanit në merkato. Futbollisti spanjoll do të largohet nga Reali në fundin e këtij sezoni, nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët për rinovim. Asensio nuk ka marrë asnjë vendim përfundimtar. Ai do të vendosë vetëm në fund të sezonit, kur roli i tij te Real Madrid të bëhet më i qartë, pas një tjetër përballjeje me presidentin Perez.

Kontrata e tij skadon në qershor 2023. Real Madrid ka paraqitur tashmë ofertën e rinovimit në të njëjtat shifra si kontrata ekzistuese prej rreth 5 milionë, me heqje dorë nga bonuset. Propozimi i rinovimit u paraqit për të shmangur humbjen e lojtarit nga janari 2023 pa asnjë kosto.

Reali kërkon një përgjigje deri në fund të sezonit, sepse nëse vjen një kërkesë nga jashtë do të merret në konsideratë. Real e vlerëson Asension 25 deri në 30 milionë euro. Një shifër që Maldini është në gjendje ta negociojë nëse ndodh një ngërç mes Asensios dhe Real Madrid në muajt e ardhshëm. Kuqezinjtë mund të jenë skuadra e duhur për të rifituar formën më të mirë dhe kombëtaren spanjoll.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?