Milani e ka seriozisht për Moratën, bën gati dhe kontratën për të

Alvaro Morata është objektivi i parë në merkaton e Milanit për të forcuar sulmin pasi dështuan për transferimin e Joshua Zirkzee.

Sipas asaj që raportohet nga Calciomercato.com, kuqezinjtë shpresojnë ta bindin spanjollin me një kontratë 4-vjeçare. Palët janë në kontakt të vazhdueshëm dhe qendërsulmuesi i Atletico Madrid tani do të tundohej shumë.

Oferta është rreth 4.5-5 mln euro bashke me bonuse dhe klauzola prej 13 milionë eurosh nuk do te ishte problem për t’u paguar. Morata është duke menduar te largohet nga La Liga, ndërkohë që nuk duhet nënvlerësuar as interesimi nga skuadra e Juventusit, ekip ku është aktivizuar më parë.

 

SHKARKO APP