Milani fiton me “poker” ndaj Empolit të Bajramit, Napoli mundet nga Spezia me autogol (VIDEO)
Milani e mbyll me fitore fazën e parë dhe vitin 2021. Skuadra kuqezi triumfoi 4-2 ndaj Empolit të Bajramit. Kessie zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 12-të, por mesfushori i Kombëtares sonë, Bajrami do të kundërpërgjigjej 6 minuta më pas me një super gol nga një goditje në hyrje të zonës. Gjithsesi Milani do të rigjente sërish avantazhin në fundin e pjesës së parë me Kessie.
Alessandro Florenzi dhe Theo Hernandez do të shënonin dy gola të tjerë në fraksionin e dytë, dukë i dhënë qetësinë e nevojshme Milanit. Pinamonti realizoi golin e dytë për Empolin, por që do të kishte vlera sa për statistika. Skuadra e Piolit ngjitet në vendin e dytë me 42 pikë, 4 më pak se Interi.
Napoli në krahun tjetër bën një tjetër gafë të rëndë, duke pësuar një humbje të papritur 0-1 në shtyp ndaj Spezias, e ndikuar dukshëm nga mungesat e shumta. Juan Jesus ishte i pafat në minutën e 37-të, duke shënuar me kokë në portën e tij. /R.Lika-Koha Jonë/