Milani fiton me vuajtje ndaj Bolognës, e nderojnë dy penallti (VIDEO)

Milani rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A, por vuan shumë përballë Bolognës në transfertë. Kuqezinjtë triumfuan 2-1 me shumë vështirësi, teksa vendimtare do të ishin dy penallti të akorduara në favor të tyre.

Ibrahimvic e humbi të parën në minutën e 26-të, duke u ndalur nga Skorupski, por më pas Rebic ndjek mjaft mirë aksionin duke arritur që të shënojë. Në fillimin e pjesës së dytë, Milani fitoi një tjetër penallti, që këtë herë do të kthehej në gol nga Kessie.

Bologna zgjohet në minutat e fundit duke rihapur ndeshjen me një ish-milanist si Poli, që shënoi një gol të bukur. Donnarumma bëri disa ndërhyrje vendimtare duke shpëtuar ekipin e tij nga një barazim apo humbje. Milani mbetet në krye të renditjes me 46 pikë, 5 më shumë se Interi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP