Milani fiton me vuajtje ndaj Veronës, vendos goli i Gimenez

Milani merr suksesin e dytë radhazi në kampionat. Skuadra e Conceicao-s mori një fitore minimale 1-0 ndaj Veronës, në një duel që nuk rultoi aspak i thjeshtë.

Kuqezinjtë krijuan shanse të mira shënimi, por miqtë u mbrojtën mjaft mirë deri në minutën e 75-të. Pas një aksioni model, Gimenez e dërgoi topin në rrjetë, pasi u shërbye në perfeksion nga Leo në zonën e vogël të portierit.

Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 41 pikëve, në vendin e 7-të, pas 24 javësh. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP