Milani fiton me vuajtje ndaj Veronës, vendos një gol i Rabiot
Në javën e 33-të të Serie A, AC Milan ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 në transfertë ndaj Hellas Verona, duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje.
Sfida e zhvilluar në Stadio Marcantonio Bentegodi u vendos nga një gol i Adrien Rabiot në minutën e 41-të. Mesfushori francez shfrytëzoi në maksimum asistin e Rafael Leão, duke mposhtur portierin Lorenzo Montipò.
Në minutat e fundit, kuqezinjtë gjetën edhe golin e dytë me Matteo Gabbia, por realizimi u anulua për pozicion jashtë loje të Santiago Giménez në aksion.
Me këtë fitore, Milani ngjitet në kuotën e 66 pikëve, po aq sa Napoli, ndërsa shkëputet ndjeshëm nga ndjekësit, duke krijuar një avantazh prej 8 pikësh ndaj Como dhe AS Roma. Objektivi për një vend në Champions League duket gjithnjë e më pranë.
Nga ana tjetër, Verona mbetet në kuotën e 18 pikëve dhe tashmë është shumë pranë rënies nga kategoria.
KOHA JONË SONDAZH
Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?
Results
Vota totale: 10708

