Milani fiton ndaj Napolit dhe ruan kreun, Ibra dopietë dhe më pas dëmtohet (VIDEO)

Milani konfirmohet si skuadra e momentit në Seria A, duke fituar 3-1 kundër Napolit për të ruajtur kryesimin e Seria A.  Kuqezinjtë e nisën mjaft mir ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 21-të.

Ibrahimovic do të shfrytëzonte më së miri një krosim të Theo Hernandez, për të realizuar me kokë. Napoli provoi të reagonte, por do të shkonte me këtë rezultat në dhomat e zhveshjes pas pjesës së patë.

Në fillimin e së dytës, Ibrahimovic shënoi me gju pas një pasimi të Rebic. Ky ishte goli i 10-të sezonal për suedezin që është golashënuesi më i mirë i kampionatit. Napoli rihapi ndeshjen me Dries Mertens në minutën e 63-të, por dy minuta më pas Bakayoko u largua nga fusha me karton të kuq. 10 minuta nga fundi Ibrahimovic u largua pas një dëmtimi muskulor, teksa pritet të mungojë për disa ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

Napoli pati shans që të barazonte me Petagnan në kohën shtesë, por Donnarumma e ndali me një pritje të lehtë. Atë që nuk e bëri italiani, e bën në krahun tjetër Hauge, që vulosi fitoren e Milanit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?