Milani gjunjëzon Realin
Milani i ka shkaktuar një mbyllje të turpshme vitit madhështor të Real Madridit.
Kuqezinjtë e Inzaghit e kanë mposhtur gjigandin madrilen me rezultatin 4 me 2 në Dubai.
Milani shënoi fillimisht dy gola me Menez dhe El Sharawy-n, ndërsa Reali ngushtoi me Ronaldon duek përfunduar pjesën e parë 2 me 1 për kuqezinjtë.
4 minuta nga nisja e pjesës së dytë është sërish Milani me El Sharawy-n që shënon dhe më pas në minutën e 73 rezultati shkon në 4 me 1 me golin e Pazzinit.
Benzema shënoi me penallti golin e dytë për Realin i cili gjithsesi nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar.
Reali kishte një ecuri prej 22 fitoresh radhazi para kësaj ndeshje dhe u thye pikërisht nga Milani duke ndërprerë një ecuri tejet pozitive, megjithëse kjo konsiderohet si një ndeshje miqësore dhe nuk ka vlera përsa i përket rekordit që Reali po kërkon të vendosë.
KOHA JONË SONDAZH

