Milani i vë çmim Leaos, kërkon 120 milionë euro për ta lënë të lirë

120 milionë Euro është shuma që kërkon Milani për Rafael Leaon. Janë disa skuadra që janë afruar me lojtarin portugez dhe përgjigja e drejtuesve të klubit italian ka qenë negative.

Interesim ka patur nga një klub saudit, i cili ka hedhur në tryezë një propozim prej 70 milionë Euro plus bonus, që mund ta çojë transferimin në 90 milionë.

Pas merkatos së verës 2023, Leo dhe Milan arritën një marrëveshje për të zgjatur kontratën që i bashkon deri më 30 Qershor 2028. Barcelona është shumë e interesuar, por 120 milionë euro duket një shifër e paarritshme për ta.

 

 

SHKARKO APP