Milani jashtë treshes së parë në Seria A, ja parashikimet e Superkompjuterit
Në kampionatet më kryesore të Europës kanë filluar që të bëhen llogaritë e fundit për ekipet më të favorizuara për titullin kampion. Faqja e ”Fivethirtyeight’’ ka parashikuar 4 skuadrat që do ia dalin të triumfojnë në fund të sezonit për katër kampionatet më të rëndësishme në Europë, Serinë A, La Liga-n, Premier League dhe Bundesligën.
Tre skuadrat të cilat kanë përqindjen më të lartë të fitores së kampionatit janë Interi, Manchester City dhe Bayern Munich, kjo pasi shkëputja e tyre nga ndjekësit e tjerë është e madhe. Fitorja e kampionatit nga skuadra e Interit është në përqindjen 97%, një rezultat pothuajse i sigurt për zikaltrit, njëjtë dhe për dy skuadrat e tjera, ku përqindja që Manchester City-in të dalë kampione në fund të sezonit është 99% ndërsa Bayerni 98%.
Ndërsa në kampionatin spanjoll teksa shihej Atletico si e favorizuar për të triumfuar në fund të kampionatit situata ka ndryshuar, me Barcelonën e cila kryeson në kuotën 63% ndërsa ndjek Reali dhe Atletico me 18%. Katalanasit janë të favorizuar edhe për shkak të kalendarit më të lehtë në javët e fundit.

KOHA JONË SONDAZH

