Milani kërkon të huazojë yllin turk të Real Madridit

Milan ka nisur punën në merkato dhe po synon që ta përforcojë sa më shumë të mundet ekipin për sezonin e ri. Mediet italiane raportojnë se “Djalli” dëshiron që në sezonin e ri të ketë në ekip talentin turk të Real Madrid, Arda Guler, i cili zhvilloi një super Europian me Turqinë deri në fazën çerekfinale, ku u eliminua nga Holanda.

Qëllimi i “kuqezinjve” është që 19-vjeçari turk të mbërrijë në Milano me të njëjtën formulë huazimi si ajo e Brahim Diaz, i cili para një sezoni u rikthye te Real-i.

Duke parë skuadrën që Carlo Ancelotti ka në dispozicion për sezonin e ardhshëm është shumë e vështirë që Arda Guler të ketë gjasa për të pasur minutat e nevojshme në dispozicion. Gjithsesi gjithçka do të varet dhe nga dëshira e vet lojtarit.

 

SHKARKO APP