Milani merr dy lajme të mira para sfidës ndaj Lazios

Milani do të luajë sonte në mbrëmje ndaj Lazios, me objektivin për të thelluar edhe më shumë diferencën me Juventusin dhe për ta mbyllur të parët. Trajneri Pioli ka zbuluar listën e të grumbulluarve teksa në të janë edhe Sandro Tonali e Ante Rebic.

Të dy lojtarët nuk janë në 100%, por stërvitjet e djeshme dhe të sotme kanë dhënë shenja pozitive që rrisin optimizmin për ndeshjen e mbrëmjes.

Nëse do të aktivizohen nga minuta e parë, formacioni i kuqezinjve pritet të jetë me Donnarumma-n në portë, Calabria, Kalulu, Romagnoli dhe Theo Hernandez në mbrojtje.

Në mesfushë, Tonali së bashku me Krunic; në treshen pas sulmuesit kryesor, Rafael Leao, luajnë Saelemaekers, Calhanoglu dhe Rebic.  Mungesat e Bennacer dhe Kessie janë shumë të rëndësishme në mesfushë, ndaj dhe rikuperimi i Tonalit është vendimtar.

Image

 

SHKARKO APP