Milani mposht Venezian e vendit të fundit, fiton pastër në transfertë
Milani i drejtuar nga Sergio Conceiçao është rikthyer me tri pikë nga transferta në stadiumin “Penzo”, duke mposhtur Venezian me rezultatin 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në orarin e drekës.
Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 5-të me golin e dhjetë sezonal të Christian Pulisic, i asistuar nga Fofana pas një devijimi të gabuar nga mbrojtësi Candé.
Venezia reagoi dhe vuri në vështirësi Milanin, sidomos me shpejtësinë e Yeboah, të cilit iu anulua një gol për barazimin në minutën e 33-të.
Në pjesën e dytë, vendasit ushtruan presion për të gjetur golin, por pa sukses. Në fund, në kohën shtesë, Milani vulosi fitoren me golin e dytë të shënuar nga Gimenez.
Me këtë fitore, Milani vijon garën për një vend në Europë, ndërsa Venezia mbetet në vendet e fundit të renditjes.
KOHA JONË SONDAZH

