Milani mund Beneventos dhe rimerr përkohësisht vendin e dytë (VIDEO)

Milani është rikthyer në rrugën e fitoreve në kampionat, dhe momentalisht edhe në vendin e dytë të tabelës së renditjes. Kuqezinjtë triumfuan pastër 2-0 ndaj Beneventos në shtëpi.

Calhanoglu zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 6-të me një gol shumë të bukur, pas një aksioni të rrjedhshëm. Në minutën e 60-të, Theo Herndandez frenoi këmbënguljen e miqve, duke dyfishuar shifrat.

Rezultati mbeti i njëjtë deri në fund, me skuadrën e Piolit që tashmë mban vendin e dytë me 69 pikë, ndërkohë që kujtojmë që javën e ardhshme do të sfidojë Juventusin. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?