Milani mund Parmën dhe blindon vendin e dytë, “skuqet” Ibrahimovic (VIDEO)
Milani merr një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke forcuar pozitat në vendin e dytë me 63 pikë. Kuqezinjtë triumfuan 3-1 ndaj Parmës, duke fundosur këta të fundit në vendin e parafundit.
Skuadra e Piolit kaloi në avantazh që në minutën e 8-të me një aksion spektakolar që do të finalizohej në trekëndësh nga Rebic me një goditje potente. Në fundin e fraksionit të parë, pas disa kombinimeve të sakta, Milani shënoi dhe golin e dytë me Kessie, që finalizoi në fund aksionin.
Ndeshja mori një tjetër rrjedhë në minutën e 60-të, teksa Ibrahimovic u ndëshkua me karton të kuq, pas protestave të vazhdueshme ndaj arbitrit. Parma përfiton menjëherë duke gjetur golin e shpresës me Gagliolo-n në minutën e 66-të, pas një asisti të Pelle.
Vendasit tentuan deri në fund golin e barazimit, por në fund do të ishte Milani që o të shënonte në shtesë dhe golin e tretë me Leao-n. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

