Milani mund Romën dhe vijon rrugën drejt një vendi në Europë (VIDEO)
Milani duket se është në rrugën e duhur për të luajtur në Europë në sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë fituan 1-0 në super duelin e javës së 28-të kundër Romës. Ndeshja filloi me ritme të ngadalte, me të dyja skuadrat që studionin më shumë lojën e njëra-tjetrës. Në minutën e 20-të, Edin Dzeko dha sinjalin e parë në portën e Donnarumma-s. Në krahun tjetër Milani kundërpërgjigjet me Bonaventura dhe Calhanoglu.
Në minutën e 76-të, goditja e Leao-s ndalet nga portieri dhe më pas shkon te Rebic, i cili do të realizonte vetëm pas dy tentativash. 2 minuta nga fundi i ndeshjes kuqezinjtë fituan një penallti, që do të kthehej në gol nga Calhanoglu.
Me këtë fitore Milani ruan vendin e 7-të me 42 pikë, po aq sa edhe Napoli që mban një pozicion më lart vetëm për shkak të golaverazhit më të mirë. /R.Lika-Koha Jone/