Milani ndalet në transfertën ndaj Atalantës së Gjimshitit
Ndeshja e mbrëmjes së javës së nëntë të Serie A përfundoi në barazim, Atalanta – Milan 1-1, në një përballje të luftuar në “Gewiss Stadium”.
Skuadra e Massimiliano Allegrit kaloi menjëherë në avantazh në minutën e 4-t, me golin e Ricci, i cili gjuajti nga jashtë zonës dhe goditja e tij u devijua pa mundësi nga Ederson, duke përfunduar në rrjetë.
Reagimi i skuadrës së Juric ishte i menjëhershëm. Pas një pjese të parë të dominuar nga vendasit, Lookman arriti të barazojë rezultatin në minutën e 35’, pas një asistimi të saktë nga Pasalic.
Në pjesën e dytë, të dy ekipet patën mundësi të mira, kryesisht pas goditjeve standarde, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Me këtë barazim, Milani mbetet prapa në garën për kreun dhe tani ndodhet tre pikë pas Napolit kryesues.
KOHA JONË SONDAZH

