Milani në ankth për Pulisic, u dëmtua me Kombëtaren ndaj Australisë

Probleme për Milanin pas ndeshjes miqësore mes Shteteve të Bashkuara dhe Australisë. Sulmuesi amerikan, Christian Pulisic, është detyruar të lërë fushën rreth minutës së 30-të të pjesës së parë për shkak të një problemi muskulor.

Trajneri i kombëtares amerikane, Mauricio Pochettino, konfirmoi pas ndeshjes lajmin e keq: “Mendoj se ndjeu diçka te bicepsi femoral. Sonte do ta vlerësojmë dhe nesër ai do të udhëtojë për në Itali. Aktualisht nuk mund të themi asgjë me siguri.”

Gjendja e Pulisic do të monitorohet gjatë orëve në vijim, por praninë e tij në përballjen e fundjavës kundër Fiorentinës duket të jetë e pamundur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një mungesë e mundshme që do të ishte e rëndë për trajnerin Massimiliano Allegri, i cili tashmë duhet të bëjë pa Alexis Saelemaekers, i dëmtuar gjatë grumbullimit me Belgjikën, si dhe me problemet fizike që po kalon

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?