Milani ofron 40 milionë euro për yllin e Barcelonës, por u refuzohet nga katalanasit

Frenkie de Jong është në listën e dëshirave të disa skudrave europiane. Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, Chelsea kërkon që të bëjë të vetin mesfushorin e Barcelonës.

Futbollisti holandez është një nga objektivat e merkatos për sezonin e ardhshëm dhe klubi londinez ka nisur që tani një ofertë në drejtim të Barcelonës, rreth 40 milion euro për të marrë shërbimet e de Jong.

Për klubin spanjoll është një shifër shumë e ulët, pasi për katalanasit mesfushori holandez vlen 60 milion euro. Për ish-lojtarin e Ajaxit interesohen edhe Bayern Mynih dhe Manchester City.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?